Medaljet e fituara, Serbia dhe Kosova udhëheqin Ballkanin Perëndimor në Lojrat Olimpike
Lojrat Olimpike në Paris 2024 kanë konfirmuar një trend që njihet tashmë. Prej vendeve të Ballkanit Perëndimor shtete si Serbia dhe Kosova e kanë kthyer në traditë pjesëmarrjen e tyre në podium.
Serbia numëron 24 medalje në Olimpida të ndryshme. 7 prej tyre i ka të arta, 7 të argjendta dhe 11 bronzi. Prej tyre vetëm një e artë i është shtuar në “Paris 2024”.
Në vendin e dytë në këtë klasifikim është Kosova, e cila në total ka pesë medalje. Prej tyre tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë. Medaljen e argjendtë dhe të bronztë delegacioni i Kosovës e ka marrë pikërisht në “Paris 2024”.
Në vendin më të ulët në podium të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë medalje olimpike renditet Maqedonia e Veriut, e cila ka një medalje të argjentë dhe një të bronztë.
Këtë klasifikim e mbyll Mali i Zi me një medalje (argjendi) të vetme. Ndërsa të vetmet shetet të rajonit pa medalje në Olimpiadë janë Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina.