Medaljet e fundit të Paris 2024, finalet e mëdha në ekranin e RTSH

Po zhvillohet sot dita e fundit e Lojërave Olimpike verore, Paris 2024. Ditën e sotme do të ndahen edhe medaljet e fundit të eventit më të rëndësishëm sportiv botëror, që transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Radio Televizionin Shqiptar.

Pas medaljes historike të ditës së djeshme, Shqipëria shpreson për një tjetër medalje Olimpike në sportin e mundjes, pasi Dudaev është në garë për medaljen e bronztë.

Sot do të luhen edhe finalet e fundit të Paris 2024. Finalja e volejbollit për femra SHBA-Itali do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH 2 në orën 13:00, në 13:30 luhet finalja e hendbollit për meshkuj mes Gjermanisë dhe Danimarkës, sfidë që do të transmetohet në RTSH Sport.

Finalja e basketbollit për femra mes SHBA-së dhe Francës do të transmetohet në RTSH Sport në orën 15:30, ndërsa Ceremonia e Mbylljes së Lojërave Olimpike do të vijë ekzkluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar prej orës 20:15.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.