Medaljet e para historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Shqipëria siguron medaljet e para historike në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që po zhvillohen në Torino.
Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për herë të parë në historinë e sportit shqiptar.
Elizon Kacanja dhe Joanis Myrtollari janë dy atletët që kanë shkruar historinë, duke fituar medaljet e parë Olimpike për Shqipërinë.
Medalje e Argjendtë për Elizon Kacanja, garuese në Ski Alpine për kategorinë Novice Giant Slalom, Vajza!
Medalje e Bronztë për Joanis Myrtollari, garues në Ski Alpine për kategorinë Novice Giant Slalom, Djem!