Media Audiovizive/Kryetarja e AMA-s: Edukimi mediatik i publikut, domosdoshmëri në epokën digjitale
Sfidat e licensimit të medias në epokën digjitale, dezinformimi, edukimi mediatik i publikut kanë qenë disa nga temat e trajtuara në forumin vjetor të enteve rregullatore tw mediave, të vendeve të Detit të Zi. Në Konferencën e zhvilluar në Antalja të Turqisë, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, drejtoi panelin me temë “Dezinformimi dhe edukimi mediatik digjital”, ku foli edhe për rolin e AMA-s në tregun mediatik audioviziv shqiptar dhe nismat për edukimin mediatik te publikut.
“Është e rëndësishme që qytetarët të kenë akses në informacion, por është njësoj e rëndësishme edhe që ata të kenë edukimin e nevojshëm në përdorimin e mediave online, të dinë të dallojnë dhe të përzgjedhin informacionin e saktë nga ai i rremë dhe të kenë aftësinë e duhur analitike e kritike në realitetet komplekse online”, tha Armela Krasniqi kryetare e AMA-s.
Drejtuesja e AMA-s foli edhe për sfidat e licensimit në epokën digjitale, një proces qe sipas saj kërkon planifikim strategjik, si edhe trajnim të stafit.