Media franceze: Bregdeti shqiptar, perla e fshehur e Evropës
Media franceze “Stars Insider” i ka kushtuar një shkrim bukurive dhe natyrës së Shqipërisë, duke e konsideruar si surpriza dhe perla e fshehur e Evropës.
E vendosur në veriperëndim të Greqisë, Shqipëria ka jo një, por dy dete: Detin Jon në jug dhe Adriatikun në veri.
Riviera Shqiptare në jug është edhe vendi ku ndodhen plazhet më të njohura të vendit. Qyteti i Himarës është një opsion perfekt për turistët me buxhet të kufizuar. Për diçka më të pasur, Dhërmiu është alternativa ideale. Nëse jeni më aventurier, fshati i Vunos është vendi duhur për t’u vendosur.
Nëse dëshironi të kombinoni sa më shumë opsione, qëndroni në Sarandë.
Kampinget në natyrën e egër lejohen në pjesën më të madhe të vendit. Bregdeti shqiptar është i mbushur me plazhe që ndërthuren me fshatra piktoreskë, rrugë me kalldrëm dhe kisha ortodokse.
Vlora është gjithashtu një destinacion i jashtëzakonshëm plazhi. Duke marrë një varkë nga porti, mund të arrini në gjiret e pacenuara të Karaburunit dhe Sazanit.
Në Nartë do të gjeni një lagune të mrekullueshme blu. Nga këtu mund të udhëtoni edhe në Zvërnec, një ishull me një manastir ortodoks të shekullit të XVIII të fshehur në pyll.
Plazhi i Dhërmiut
I ndodhur në afërsi të Dhërmiut, ky plazh është ndoshta më i famshmi në mesin e plazheve shqiptare. Me një rrip të gjatë me rërë të bardhë dhe ujëra bruz, rrallë është i mbushur me njerëz. Gjiri i vogël që ndodhet pranë fshatit ka një formacion piktoresk shkëmbor që ndan plazhin me guralecë nga plazhi me rërë.
Plazhi i Jalës
Shpesh i quajtur “plazhi i qelqtë” për shkak të ujërave të tij të pastra kristal, Plazhi i Jalës është gjithashtu një vend i njohur për kamping. Në fund të shtegut do të gjeni ujëra të ngrohta, të pastra dhe një rrjet shpellash që presin për t’u eksploruar.
Plazhi Himarës
I klasifikuar më parë si një vend ideal, Himara është gjithashtu një vend i përsosur për argëtim në plazh.
Porto Palermo
Nëse doni të plotësoni aventurën tuaj në plazh me një vizitë në një kështjellë, mos kërkoni më tej. Kalaja Ali Pashës daton nga sundimi venedikas në Shqipëri dhe shërbeu si bazë nëndetëse gjatë sundimit komunist .
Plazhi i Borshit
Plazhi më i madh në Shqipëri shtrihet në një vijë bregdetare prej 7 kilometrash. I rrethuar nga ullishte dhe maja malesh, Borshi është një perlë e vërtetë e paeksploruar.
Syri i Kaltër
Edhe pse nuk është një zonë plazhi, Syri i Kaltër është i përkryer për not i rrethuar nga peizazhe të bukura natyrore.
Plazhi i Ksamilit
I vendosur në jug të Sarandës, pranë kufirit me Greqinë, Ksamili njihet si “perla e Jonit” për shkak të bukurisë së tij natyrore.