“Serbët po marshojnë në Kosovë?”, “Putini po nxit luftën e ardhshme ballkanike?”, “Lojë serbe”… Këto janë vetëm disa nga titujt e shtypit gjerman për gjendjen në Kosovë dhe Serbi.
Sipas një vëzhgimi nga Deutsche Welle’s, konstaton se, ato raportojnë hap pas hapi gjitha zhvillimet mes dy vendeve.
“Automjetet ushtarake serbe janë parë duke u larguar nga kufiri i Kosovës dhe kanë shkuar drejt Serbisë qendrore. “Qeveria e Serbisë mund t’i jetë përgjigjur thirrjeve për tërheqje”, shkruan gazeta Die Zeit.
Njëkohësisht, gazeta rikujton se “Qeveria e Kosovës të shtunën ka njoftuar se monitoron lëvizjen e ushtrisë serbe nga “tre drejtime të ndryshme” dhe se “i ka bërë thirrje Serbisë që të sigurojë demilitarizimin e zonës kufitare”.
Duke ndjekur me interes të madh situatën më të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mediat raportojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mohuar raportimet për një prani të shtuar ushtarake në kufirin me Kosovën. Ai në rrjetet sociale ka folur për “fushatën e gënjeshtrave” kundër Serbisë.
Sipas këtij vëzhgimi, gazeta gjermane Die Welt transmeton një intervistë të publikuar nga gazeta italiane “Republika” me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin italian Michele Ristuçi, i cili ndër të tjera thotë: “E vetmja zgjidhje është normalizimi i marrëdhënieve. Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, vetëm politike. Ne ushtarët mund të krijojmë vetëm kushte
“Një gjë është e sigurt,” shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung, “vetëm Beogradi mund të pajisë dhe të mbështesë një grup të tillë të parregullt. Madje as në veriun e egër të Kosovës, qytetarët e zakonshëm nuk kanë automjete të blinduara apo granata dore. Kur presidenti i fuqishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tani pohon se nuk dinte asgjë për këtë, duhet të jesh shumë naiv për ta besuar këtë pohim. Vuçiq përdor metodën e mësuesit të tij Millosheviq, ministër i propagandës së të cilit ka qenë edhe vetë: dhuna u delegohet bashkëpunëtorëve të pavarur dhe promovohet sistematikisht, ndërsa në Evropë paraqitet si i shqetësuar dhe bëhet sikur është i gatshëm për negociata, e që në fakt është vetëm përpjekje që të fitojë kohë. Qëllimi i vërtetë është kontrolli i territorit”, vlerëson gazeta e Frankfurtit dhe konstaton:
“Burrështetasit që dikur besonin gënjeshtrat e Millosheviqit, sot duken qesharakë në rastin më të mirë. Kushdo që sot mban përgjegjësi dhe beson apo mendon se duhet të besojë se Vuçiqi është një njeri të cilit mund t’i besohet, duhet të mendojë se si do të jetë një qëndrim i tillë pas dhjetë vjetësh. Vuçiq po zbaton një strategji cinike në Kosovë dhe është koha që gjërat t’i quani me emrin e duhur. Jo vetëm në mënyrë retrospektive, me vonesë, si në rastin e Millosheviqit apo Putinit, por tani. Shtrembërimi i fakteve nga Vuçiq është loja e tij. Askush nuk po e detyron Bashkimin Evropian apo Berlinin të marrin pjesë në atë lojë të tij”/ Përshtatur nga DW/
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës, e organizuar prej…
Pas organizimit të suksesshëm të tre raundeve të para të ndeshjeve të Euro U-17 për…
This website uses cookies.