Media prestigjioze franceze rendit Shqipërinë mes 15 destinacioneve për t’u vizituar këtë vit

Media prestigjioze franceze

Media prestigjioze franceze

Hapja e sezoni turistik është ende disa muaj larg, e megjithatë Shqipëria vijon të bëjë jehonë në mediat ndërkombëtare. Tashmë është media prestigjioze franceze “Le Figaro” që e vendos Shqipërinë në listën e 15 vendeve të sugjeruara prej tyre për t’u vizituar, duke e përshkruar si ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikulli e medias franceze në Facebook, teksa bën me dije se 127 mijë turistë francezë vizituan vendin tonë përgjatë vitit 2023.

Fantastike nisja e vitit 2024 për Shqipërinë që vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar. Pas CNN, tani prestigjiozja franceze “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër. 127 mijë turistë francezë zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Evropa Perëndimore”, shkruan Rama.

Viti 2023 shënoi një bum sa i përket numrit të turistëve që vizituan vendin tonë, duke arritur në mbi 10 milionë, ndërsa pritshmëritë për këtë vit janë akoma edhe më të larta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.