Hapja e sezoni turistik është ende disa muaj larg, e megjithatë Shqipëria vijon të bëjë jehonë në mediat ndërkombëtare. Tashmë është media prestigjioze franceze “Le Figaro” që e vendos Shqipërinë në listën e 15 vendeve të sugjeruara prej tyre për t’u vizituar, duke e përshkruar si ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikulli e medias franceze në Facebook, teksa bën me dije se 127 mijë turistë francezë vizituan vendin tonë përgjatë vitit 2023.
“Fantastike nisja e vitit 2024 për Shqipërinë që vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar. Pas CNN, tani prestigjiozja franceze “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër. 127 mijë turistë francezë zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Evropa Perëndimore”, shkruan Rama.
Viti 2023 shënoi një bum sa i përket numrit të turistëve që vizituan vendin tonë, duke arritur në mbi 10 milionë, ndërsa pritshmëritë për këtë vit janë akoma edhe më të larta.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.