Categories: LajmeSportFutboll

Mediat çeke: “Spartani” Laçi thirret nga Silvinjo

Mesfushori i Spartë së Pragës, Qazim Laçi është thirrur edhe nga kombëtarja shqiptare e futbollit për ndeshjen në shtëpi të tetorit në kualifikueset për Kampionatin Evropian, atë me Çekinë. Trajneri brazilian Silvinjo thirri 25 lojtarë për “luftën” e drejtpërdrejtë për vendin e parë në grup kundër të besuarve të Jaroslav Šilhavy dhe ndeshjen miqësore pasuese me Bullgarinë, duke bërë vetëm një ndryshim në krahasim me shtatorin.

Laci ishte i nominuar edhe për duelin e parë me Çekinë, por në fund për shkak të gjendjes shëndetësore jot ë mirë nuk mundi të merrte pjesë në ndeshjen e Edenit, në të cilën Shqipëria barazoi 1:1 në shtator. Këtë herë mesfushori njëzet e shtatë vjeçar i Spartës është gati.

Trajneri Silvinjo ka vënë bast për emra të provuar dhe ka ndryshuar vetëm në një pozicion. Sulmuesi Armando Broja, pjesë e Chelse të Londrës, rikthehet në kombëtare pas një dëmtimi, ndërkohë që këtë herë do të mungojë mesfushori Odise Roshi. Mbrojtësi Marash Kumbulla mbetet jashtë për arsye shëndetësore. Sërish në nominim nuk ka asnjë lojtar nga liga shqiptare, ndërsa janë tetë lojtarë që vijnë nga Italia.

Të enjten në Tiranë, djemtë e Silvinjos do të kërkojnë të mbrojnë epërsinë në grup përpara çekëve. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Śilhavé kanë luajtur një ndeshje më pak. Dy skuadrat e para nga grupi do të kalojnë në kampionatin e vitit të ardhshëm në Gjermani. Moldavia, aktualisht e treta, ka të njëjtat pikë me çekët. Pesë ditë pas ndeshjes kualifikuese, Shqipëria ka një duel miqësor në shtëpi me Bullgarinë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

19 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

19 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

19 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

20 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

20 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

20 hours ago

This website uses cookies.