Një term i përdorur nga Papa Françesku mbi komunitetin LGBT, po bën xhiron e mediave italiane.
Në një takim të mbyllur të mbajtur më 20 maj me peshkopët italianë, gjatë diskutimit mbi moslejimin e homoseksualëve për stërvitje në priftëri, Papa Françesku ka bërë komente fyese, duke i quajtur “frociaggine”.
Gjuha e raportuar e Papa Françeskut në takimin privat, ka shkaktuar tronditje të mëdha, kjo pasi jo pak herë Papa është deklaruar publikisht për respekt ndaj homoseksualëve.
Përkrahësit progresivë të Papës kanë argumentuar prej kohësh se ndërsa pak ka ndryshuar dukshëm në lidhje me të drejtat e homoseksualëve në katolicizëm, Papa Françesku ka ndryshuar tonin e qëndrimit të Kishës.
Kur u pyet për homoseksualët në fillim të papatit të tij, ai u shfaq në krye të mediave duke u përgjigjur: “Kush jam unë për të gjykuar?”
Kohët e fundit ai krijoi habi mes tradicionalistëve katolikë duke thënë se priftërinjtë duhet të jenë në gjendje të bekojnë çiftet e të njëjtit seks në disa rrethana dhe ka folur shpesh për homoseksualët që janë të mirëpritur në Kishë.
Vatikani vendosi në vitin 2005 se kisha nuk mund të lejojë shugurimin e burrave që janë aktivisht homoseksualë ose kanë prirje “të rrënjosura thellë” homoseksuale. Në vitin 2016, Françesku e mbështeti këtë vendim.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.