Categories: Turizëm

Mediat italiane: Shqipëria si “Maldivet e Evropës”, pushimet ende të lira, njihu…

Mediat italiane: Shqipëria si “Maldivet e Evropës”, pushimet ende të lira, njihuni me 10 plazhet më të bukura nga Jugu në Veri

Mediat italiane si La Republika, por dhe Sky TG24, kanë publikar shkrime shumë të detajuara, lidhur me turizmin shqiptar nga Jugu në Veri, duke bërë edhe një “Hit Parade” me 10 plazhet më të bukura përgjatë bregdetit shqiptar.

Sipas mediave italiane, Shqipëria është ende një destinacion jo shumë i prekur nga turizmi masiv, dhe që është në gjendje të ofrojë plazhe të pacënuara, det të pastër për të gjithë ata që duan të shijojnë pushimet larg turmave të turistëve. Mediat italiane vlerësojnë se vendi ynë është edhe më i liri në Evropë, duke e vlerësuar Shqipërinë dhe plazhet e saj si “Maldivet e Europës”.

Ato bëjnë edhe një krahasim për çmimet pasi në plazhet në Itali një çadër dhe dy shezlongë mund të kushtojnë 50 euro në ditë, ndërsa në bregdetin shqiptar mund të gjenden akoma me 10-15 euro.

Madje, sipas tyre, një shtëpi luksoz në Itali mund të kushtojë deri në 1099 euro, por në Shqipëri mund të gjendet edhe për 60 euro.

Sipas mediave italiane, qeveria shqiptare pret të mbyllë sezonin me mbi 9 milionë turistë, 3 më shumë se në vitin 2022, por tashmë është konfirmuar një rritje e vizitorëve prej më shumë se 33%.

Më poshtë La Republika dhe Sky TG24 rendisin edhe 10 plazhet më të bukura në Shqipëri:

1. Drimadhes

Drimadhes konsiderohet plazhi më “cool” i Shqipërisë. Plazhi është i mbuluar me rërë edhe gurë të bardhë, deti me një ngjyrë të thellë blu, me ullishta, lokale të modës, beach bar, fast food, piceri, kamping dhe treg me produkte lokale.

2. Dhërmiu

Dhërmiu është një nga plazhet më të famshme të vendit. Është një zgjatim disakilometërsh i lagur nga deti blu i Jugut, fshehur mes një zinxhiri kodrash. Këtu mund të relaksohesh dhe të kënaqesh me natyrën.

3. Ksamil

Fshati Ksamil gjendet rreth njëzet minuta larg me makinë nga Saranda, jo shumë larg kufirit me Greqinë. Ksamili konsiderohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, i njohur për ngjyrat si në ishujt Karaibe, me një det transparent dhe rërë të bardhë.

4. Gjipe

Plazhi i Gjipesë i vendsor në Jug të vendit nuk është i lehtë për të shkuar. Kjo një nga arsyet pse mbetet një parajsë e egër dhe e paprekur. Është si një kanion që fsheh plazhin prej rëre të bardhë, duke krijuar kontrast me ujërat e kthjellëta si kristali.

5. Borshi

Borshi është një fshat afër rrethinave të tjera si Fterra, Piqerasi, Qeparoi, i cili ofron një plazh të mrekullueshëm, aktivitete të shumta me varka me vela, kanoe, kajak dhe ski deti, muzikë…

6. Saranda

Qyteti i fundit i Shqipërisë përpara kufirit me Greqinë është Saranda, që ndodhet pikërisht përballë Korfuzit. Ajo është e njohur për qendrën e saj të këndshme të qytetit, me shëtitoren e saj për këmbësorë ku ndodhen shumë hotele dhe restorante, por mbi të gjitha edhe për plazhet e mrekullueshme në rrethinën e saj të afërta.

7. Velipoja

Velipoja është disa dhjetëra kilometra larg nga Shkodra. Është një qytet klasik bregdetar shqiptar ku ka shumë shërbime, plazh të gjatë dhe çmime të arsyeshme. Plazhi është një nga më të mëdhenjtë dhe më të njohurit në Shqipëri dhe ofron një sërë aktivitetesh ujore, duke përfshirë kajak, ecje në këmbë, zhytje etj.

8. Shëngjin

Plazhi i Shëngjinit (në italisht San Giovanni di Medua) është një plazh i bukur shtatë kilometra larg qytetit historik të Lezhës, i famshëm për rreth 300 ditë me diell në vit. Është një vend me një peizazh të bukur dhe me një det të pastër.

9. Lalzi

Shtrirja e plazhit dhe shtrati i detit në Lalëz, e bëjnë të bukur sepse është i mbushura me rërë të imët dhe të butë. Nga bregu ka një pamje piktoreske të maleve, halore dhe livadheve të gjelbra.

10. Vlora

Vlora është një nga destinacionet më të ngarkuara përgjatë bregdetit në Shqipëri gjatë verës dhe ndodhet në Jug, në fillim të asaj që quhet Riviera Shqiptare. Plazhi me rërë të përzier me guralecë është shumë i gjatë, është gjiri më i gjatë në Shqipëri. Gjatë muajve të verës është i mbushur me shezlong dhe çadra ndërsa klubet dhe restorantet janë rresht përgjatë buzës së detit.





Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

16 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

16 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

16 hours ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

16 hours ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

19 hours ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

20 hours ago

This website uses cookies.