Mediat ndërkombëtare, “Irani ka vendosur të sulmojë Izraelin”

Irani raportohet se ka vënë forcat ushtarake në “gjendje të lartë gatishmërie të plotë”, pasi u zotua më parë të hakmerret për sulmin izraelit të së hënës që la të vrarë një komandant të lartë iranian në Siri dhe disa pjesëtarë të Rojave Revolucionare Islamike. 

Dy zyrtarë iranianë të cituar nga gazeta “The Neë York Times” e poashtu edhe nga “The Times of Israel” thanë se Irani ka marrë një vendim për ta sulmuar drejtpërdrejt Izraelin, sulmi i cili mund të vijë javën e ardhshme si një lëvizje me qëllim parandalimin e Tel Avivit për të kryer të tjera sulme. Nërkohë, zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se edhe Shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri të lartë dhe duke u përgatitur për një sulm të mundshëm nga Irani që do të shënjestronte asete izraelite ose amerikane në rajon.

Por, edhe pse mundësia për këtë sulm e ka shtuar rrezikun për një luftë më të gjerë në rajon, dy burime iraniane i kanë thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” se kundërpërgjigjja e Teheranit do të jetë e kalibruar për ta shmangur eskalimin. Televizioni “CBS News” ka rapotuar  se Shtetet e Bashkuara kanë siguruar të dhëna të inteligjencës që tregojnë se Irani është duke planifikuar një sulm që do të përfshinte një grumbull dronësh shpërthyes “Shahed” dhe raketa.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.