Categories: BotaLajme

Mediat përpiqen të luftojnë dezinformatat mbi atentatin ndaj ish- Presidentit Trump

Është një imazh që tashmë e ka parë e gjithë bota. E shkrepur nga fotoreporteri me përvojë i agjencisë së lajmeve Associated Press Evan Vucci, fotografia kap momentin menjëherë pas përpjekjes për atentat ndaj zotit Trump në tubimin zgjedhor.

“Ishte një tubim i zakonshëm. Kam mbuluar qindra të tillë. Nga krahu i majtë, dëgjova disa krisma dhe menjëherë e kuptova se bëhej fjalë për të shtëna me armë zjarri”, thotë ai.

Fotoreporteri Vucci është njëri nga dhjetra gazetarë që mbulonin tubimin e së shtunës në Batlwr të Pensilvanisë. Një kalimtar u vra nga të shtënat, ndërkohë që zoti Trump dhe disa të tjerë u plagosën.

Fotografitë e asaj dite janë përshkruar nga disa media amerikane si të jashtëzakonshme.

Por ekspertët e etikës po shqyrtojnë se si, gjatë kësaj periudhe polarizuese, mediat dhe të tjerët po përdorin mbulimin mediatik të sulmit.

“Mediat duhet të përqëndrohen tek faktet dhe ta tregojnë rrjedhën e ngjarjeve ashtu siç është. Nuk kanë nevojë të ekzagjerojnë. Nuk kanë nevojë t’u shtojnë indinjatë titujve të tyre,” thotë eksperti Sybramaniam Vincent nga Universiteti Santa Klara.

Sipas zotit Vincent, drejtor i Qendrës për gazetari dhe etikë në media pranë Universitetit Santa Klara, protretizimi i këtij momenti do të ketë ndikim në debatin politik.

“Çështjet etike bëhen të rëndësishme kur fillojmë të interpretojmë fotografinë, se çfarë paraqet ajo në teorinë rreth kulturës amerikane, politikës, armëve dhe dhunës,”
 shtoi ai.

Për fotoreporterin Vucci, përparësi kishte dokumentimi i ngjarjeve që po shpaloseshin para syve të tij.

“E dija që ky ishte një moment në historinë amerikane që duhej të dokumentohej. Është detyra jonë si gazetarë ta bëjmë këtë një gjë të tillë,” thotë ai.

Në orët pas sulmit, emri i zotit Trump ishte gjithandej në rrjetet sociale, sipas organizatës për analiza kibernetike ‘PeakMetrics’. Shumica e postimeve shprehnin keqardhje, por një përqindje e vogël e tyre shpërndante dezinformata dhe teori konspiracioni.

Ato përfshijnë pretendimet e pabaza që partitë politike në dyja anët janë përgjegjëse.

Analistët thonë se janë pikërisht mediat që kanë rolin e rëndësishëm për të dalluar faktet nga trillimet.

“Nuk ka dëshmi për asnjërën nga këto teori konspiracioni, por ato reflektojnë pretendimet që po shpërndahen në këtë klimë shumë të polarizuar dhe emocionale që po mbizotëron pas përpjekjes për atentat,” thotë gazetari i Associated Press, David Klepper, për VOA.

Zoti Trump iu kthye angazhimeve të tij publike të hënën, në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki, ku fotografia e famshme tani është bërë pjesë e bluzave të pjesëmarrësve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

5 hours ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

5 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

18 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

18 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

18 hours ago

This website uses cookies.