Mediet sociale dhe të rinjtë, OBSH: 15-vjeçarët shqiptarë, problematikë me internetin
Vajzat 15-vjeçare shqiptare janë klasifikuar nga dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë si problematike për sa i përket qëndrimit për një kohë të shumë të gjatë në internet dhe mediet sociale.
Konkluzioni i referohet studimit anketues me fëmijë të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç nga 44 vende të ndryshme.
“Shqipëria ka dalë me një rezultat pak problematik lidhur me përdorimin problematik të medias. 15-vjeçarët, sidomos vajzat, janë klasifikuar të katërtat në renditje në krahasim me të gjithë të rinjtë e Evropës. 1 në 4 vajza shqiptare ka deklaruar se ka përdorur median në mënyrë problematike që do të thotë mbi 4 orë në ditë”, u shpreh Genta Qirjako.
Jo vetëm kaq, por adoleshentët shqiptarë renditen të parët në kontaktimin e miqve të ngushtë dhe më gjerë online.
“Nga krahasimi i të dhënave mes vende të marra në studim mbi kontaktet e vazhdueshme në internet u panë se adoleshentët nga Shqipëria dhe Portugalia kishin prevalencën më të lartë të kontakteve të vazhdueshme në internet me miq të ngushtë, apo miq nga një grup më i madh“, shtoi znj. Qirajko.
Vetë fëmijët thonë se qëndrimi online është pjesë e përditshmërisë së tyre për mbi 1 orë.
Studimi thekson se varësia që po krijohet po dëmton rëndë shëndetin mendor të të rinjve duke vënë në rrezik sjelljet e tyre ndërsa jep rekomandime edhe për prindërit.
“Duket se ka ndikim shumë në shëndetin mendor, në shëndetin social dhe në performancën akademike. Orët e zgjatura dhe përdorimi në mënyrë problematike i rrjeteve sociale lidhet shumë me diksionin, me varësinë që mund të krijojnë këto persona”, u shpreh Qirjako.
Studimi mori në analizë 280 mijë ku gjetjet ndryshonin shumë sipas gjinisë.