Mediu në Kongresin amerikan: Shqipëria udhëhiqet nga putinizmi, drejtësia si armë

Mediu në Kongresin amerikan

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bashkorganizoi në Kongresin amerikan “Forumin e Sigurisë”.

Në këtë audiencë, ku ishin pjesë përfaqësues të qeverive dhe parlamenteve nga 25 vende të botës, mes tyre edhe deputetë shqiptarë, si edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u përcollën mesazhe për nevojën e bashkëpunimit të vendeve demokratike me administratën e re të presidentit Donald Trump përballë regjimeve si Rusia, Kina dhe Irani.

Kryerepublikani Mediu ngriti si çështje me prioritet edhe situatën në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin se “putinizmi” po shfaqet qartë dhe haptazi në vend.

Mediu tha se në Shqipëri nuk respektohet Kushtetuta dhe ligji, dhe është problem krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Ai tha se vendi nuk po mban dot zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa gjyqësori po përdoret si armë politike kundër opozitës.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kjo është e papranueshme, nënvizoi z. Mediu. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.