Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s në Ballkan të punojnë së bashku për të parandaluar një konflikt të mundshëm, të nxitur nga Rusia.
Mediu, i cili përfaqëson Kuvendin e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, e mbajti këtë qëndrim gjatë Sesionit Vjetor të Organizatës në Bukuresht. Të mbledhur për të diskutuar rolin e OSBE-së në arkitekturën aktuale të sigurisë, shqetësimi kryesor i Asamblesë Parlamentare ishte lufta në Ukrainë dhe ndikimi në sigurinë e Evropës.
Duke theksuar se Rusia ka 16 vjet që po sulmon vendet e tjera, që prej konfliktit me Gjeorgjinë, më pas Krimea dhe tani Ukraina, Mediu vuri në dukje qëndrimin e Shqipërisë pro Ukrainës.
“Si vend anëtar i NATO-s, ne qëndruam përkrah aleatëve tanë dhe shpresoj që Samiti i NATO-s në Uashington do të sjellë më shumë bashkëpunim të frytshëm në mbështetje të Ukrainës, jo vetëm për të ndërtuar mbrojtjen e tyre, por për të fituar luftën kundër së keqes”, tha Mediu.
Mediu tha se agresioni i Rusisë nuk është i përqendruar vetëm në Ukrainë por synon edhe destabilizimin e rajonit.
“Situata në Moldavi provon se qëllimi i Rusisë nuk është vetëm Ukraina. Vendet e Ballkanit, janë fortësisht të ndikuara nga lufta hibride nga Rusia, Kina, Irani, që përpiqen të ushqejnë konflikte të reja dhe të fjetura. Situata në Bosnjë Hercegovinë situata në Mal të Zi, situata në Veriun e Kosovës kërkon më shumë vëmendje dhe pjesëmarrje të OSBE dhe të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Në mënyrë që të ndalojmë çdo konflikt të mundshëm në Ballkan, unë besoj se është koha që vendet e NATO-s në Ballkan të punojnë së bashku për të ndërtuar strategjinë e parandalimit politik dhe ushtarak”, tha ai.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.