Mediu për RTSH: Opozita një mundësi për të ndryshuar realitetin politik në vend
Debateve të brendshme të demokrateve, duhet t‘ju vijë fundi, si një mundësi për të ndryshuar realitetin politik në vend. Sugjerimi vjen nga aleati tradicional i demokratëve kryerepublikani Fatmir Mediu.
Në intervistën dhënë për RTSH-në, Zoti Mediu tha se opozita nuk duhet të mbetet peng i vendimit të gjyqësorit për përcaktimin e përkatësisë së vulës së Partisë Demokratike. Sipas tij koalicioni i opozitës, duhet të krijojë sa më parë logon e tij, një praktikë që sikundër tha e djathta e ka aplikuar edhe në zgjedhjet e shkuara .
Zoti Mediu tha se opozita duhet të përgatisë stategjinë për mënyrën sesi do të përfaqësohet në zgjedhjet e ardhshme, sikundër duhet të vijojë të insistojë për të rimarrë përmes ndryshimeve të pritshme në kodin zgjedhor, koalicionet parazgjedhore.