Mediu u kërkon ndjesë familjarëve të viktimave të Gërdecit: Kam përgjegjësi morale, por jo penale

bc1f9d04ad714cacb85726f881036b0a

bc1f9d04ad714cacb85726f881036b0a

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku do të merren në pyetje dëshmitarët e radhës për çështjen “Gërdeci”.

Mediu e ka nisur me një ndjesë fjalën e tij në gjykatë. Ai u ka kërkuar  ndjesë familjarëve të viktimave të Gërdecit, për të cilët tha se do të donte ta zhbënte atë ngjarje por që nuk ka forcë.

Gjithashtu, Mediu është shprehur se ka përgjegjësi morale në lidhje me ngjarjen dhe për këtë ka dhënë dorëheqjen në kohën që ka ndodhur shpërthimi i fabrikës së demontimit. Por sa i përket përgjegjësisë penale Mediu theksoi se është i pafajshëm.

Sipas tij, akuza e ngritur nga SPAK për “shpërdorim detyre” është e pabazë.

 “Që prej 15 Marsit të vitit 2008, jeta e disa prej njerëzve që janë sot në këtë sallë, ka ndryshuar rrënjësisht. Që prej asaj dite në mendjen dhe në shpirtin tim rëndon pesha e dhimbjes dhe vuajtjes së këtyre familjeve, të cilëve përulësisht ju rikërkoj një ndjesë të madhe për çfarë ndodhi dhe ju shpreh gjithë keqardhjen time të thellë njerëzore”, është shprehur Mediu.

Gazetarja e RTSH-së, Flutura Tota ka raportuar nga SPAK, se Mediu ka theksuar se rihapja penale ndaj tij është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.Ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet nga SPAK për tragjedinë e “Gërdecit”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.