Medvdev: Ukraina mund të shpërbëhet si shtet deri në vitin 2034

Ukraina mund të pushojë së ekzistuari deri në vitin 2034, vit kur supozohet se është planifikuar pranimi i saj në NATO, ka deklaruar zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev.
“Nuk është rastësi që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha hapur se do të ishte një skenar pozitiv nëse Ukraina i bashkohet aleancës në vitin 2034. Që do të thotë se nuk do të bëhet kurrë,” tha zyrtari rus i sigurisë.
“Deri në atë kohë asnjë nga udhëheqësit aktualë të NATO-s nuk do të mbetet në postet e tyre,” tha ai.
“Është shumë e mundur që Ukraina të mos ekzistojë më gjithashtu.” theksoi ai