Medvedev përmbys Zverev dhe shkon në finalen e Australian Open
Daniil Medvedev do të jetë kundërshtari i Jannik Sinner në finalen e madhe të turneut të tenisit Australian Open. Rusi mundi me përmbysje Sascha Zverev në gjysmëfinalen e dytë me rezultatin 3-2 (5-7, 3-6, 7-6, 7-6, 6-3) në një sfidë maratonë që zgjati 4 orë e 19 minuta.
Medvedev shkon finalen e tretë në katër vitet e fundit në Melburn dhe do të diskutojë titullin me Sinner, që mposhti Djokoviç në gjysmëfinale. Zverev fitoi dy setet e para, por rusi arriti të përmbysë gjithçka, duke fituar tre setet pasardhëse dhe gjithë takimin 3-2.
Medvedev dhe Sinner janë ndeshur në tre finale ATP 500 (Roterdam, Pekin dhe Vjenë) dhe një finale Masters 1000 (Miami) në karrierë, ndërsa tashmë rusi dhe italiani do të garojnë për të fituar një Slam. Medvedev synon të harrojë dy humbjet në finale në Melburn kundër Djokoviç (2021) dhe më pas ndaj Nadal (2022).