Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, të enjten, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për suksesin e arritur, sipas tij, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Never- Forget”, ku janë zbardhur 16 ngjarje të rënda kriminale.
Sipas Ballës operacioni i Policisë së Shtetit “Never- Forget”, bëri të mundur zbardhjen e 16 ngjarjeve të rënda kriminale dhe këtu ka meritë policia dhe Prokuroria në Elbasan.
“Operacioni i Policisë së Shtetit “Never- Forget”, bëri të mundur zbardhjen e 16 ngjarjeve të rënda kriminale. Përgëzime Policisë, Prokurorisë Elbasan. Presim goditje të tjera ndaj krimit si kjo”, shkruan Balla.
Operacioni
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, gjatë një konferencë për shtyp, së bashku me prokurorin pranë Gjykatës së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, theksoi në deklaratën e tij se “gjatë këtij mega-operacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur edhe me rritje të forcës reaguese për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.
Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.”
Drejtori i Përgjithshëm dha detaje të hollësishme rreth një zinxhiri të gjatë ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura kryesisht në vitin 2021, me viktima e pasoja të tjera të rënda, autorëve të vrasjeve, bashkëpunëtorëve, provave materiale etj.
Ai siguroi gjithashtu se nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale kundër personit e pronës.
Të arrestuar
1- Artan Tafani – I penduari
2- Lulzim Spahia
3- Erisian Abedini
4- Ligor Lokmaçka – Aktualisht në burg
5- Bledar Berberi
6- Bujar Abedini
7- Mariglen Topuzi
8- Enriko Xhahysa
9- Klea Gjata
10- Idriz Mane – Aktualisht në burgun e Korçës
11- Fatjon Veliu
12- Laert Haxhiu – Aktualisht në burgun e Greqisë
Në kërkim
1- Lorenc Lala
2- Firdeus Berberi
3- Kristi Bizheku
4- Endrit Çaushi
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.