Megaoperacioni “Territor i pastër”, policia gjen dhe asgjëson 4167 fidanë dhe 412 bimë cannabis në Shkodër
Policia e Shtetit ka gjetur dhe sekuestruar 5396 fidanë dhe bimë cannabis sativa, në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër.
Në Lezhë një 35-vjeçar është arrestuar dhe një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi tentuan të kultivojnë lëndë narkotike kanabis.
35-vjeçari i identifikuar me inicialet M.Gj. dhe 32-vjeçari i identifikuar me inicialet P.Gj. (vëllezër) tentuan të kultivonin rreth 500 rrënjë kanabis në fshatin Gëziq të Rrëshenit.
Për këtë rast është vënë nën hetim për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Gëziq dhe specialisti i pyjeve, të identifikuar me inicialet Gj. B., 63 vjeç dhe P. Ç., 65 vjeç.
Rrënjët e kanabisi në kubik u asgjësuan nga policia.
Po ashtu, në fshatin Vinjoll të Kurbinit policia ka gjetur dhe asgjësuar 288 bimë narkotike cannabis sativa. Edhe për këtë rast u vunë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i fshatit I. B., 52 vjeç dhe M. Gj., 36 vjeç, inpektor pyjesh.
Ndërsa në Shkodër, blutë kanë gjetur dhe në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Temal, 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis sativa.