Megi Doçi, firmos për Gallatasaj / Kontrata për fazën e dytët, me opsion zgjatjen edhe një sezon tjetër
Futbollistja e talentuar e Vllaznisë dhe kapitenia e kombëtares kuqezi, Megi Doçi largohet nga skuadra kuqeblu si dhe nga kampionati shqiptar duke hedhur hapin e madh në karrierë. Doçi është prezantuar si blerja më e re e skuadrës turke të Gallatasarajit duke nënshkruar kontratën deri në mbyllje të kampionatit 2023-2024, ndërkohë që është lënë opsion, që nëse gjërat shkojnë mirë, kontratA të zgjatet edhe për një sezon tjetër. Ishte klubi turk që njoftoi goditjen më të fundit në merkato. Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në Kompleksin Sportiv Ali Sami Yen RAMS Park me pjesëmarrjen e anëtarit të bordit të Klubit Sportiv Gallatasaraji, Emir Aral. Në njoftim thuhet: “Klubi ynë ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit me lojtaren e lindur në vitin 1996. Lojtarja jonë, e cila është përzgjedhur shumë herë si futbollistja më e mirë e vitit në vendin e saj, Shqipëri, ka fituar edhe çmimin Këpuca e Artë, që i jepet golashënuesit më të mirë të vitit në Shqipëri, me 88 gola të shënuar në Sezoni 2019-20”. “Megi Doçi, kapitenja dhe golashënuesja më e mirë e Kombëtares shqiptare, ka në karrierën e saj 11 kampionate të ligës shqiptare dhe 10 Kupa të Shqipërisë. Sulmuesja e suksesshëm shënoi gjithsej 10 gola dhe 4 asistime në 39 ndeshje në Champions League me ish-skuadrën e saj, Vllaznia” . Duke folur për faqen zyrtare të klubit, Megi Doçi është shprehur shumë e lumtur që do të luajë në një kampionat shumë cilësor si ai turk me objektivin e shpalljes kampione të Gallatasajt. NdërkohëAnëtari i bordit Emir Aral, ka shprehur kënaqësinë e tij personale dhe të klubit që përfaqëson për realizimin e kësaj kontrate. “Sigurisht, synimi ynë është të fitojmë kampionatin në futbollin e femrave. Ne kishim vështirësi për të shënuar gola në fazën e parë. Ne nënshkruam kontratën sot. Ajo ka përvojë të mëparshme në Champions League. Ka luajtur për vite në Kombëtaren Shqiptare dhe është golashënuesja më e mirë. Ne planifikojmë të jemi më efektivë me të te golit. I urojmë fat! Shpresoj se do të na bëjë të lumtur me golat e saj”,-theksoi drejtuesi i klubit turk.