Megi Doçi rikthehet në Shkodër, emocione për Vllazninë
Në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” për ndeshjen e Superiores së femrave, Vllaznia-Partizani, ishte një “mysafir” i veçantë. Tifozëria e pranishme në këtë ndeshje është befasuar, kur kanë parë ish- goleadoren e Vllaznisë , teksa ndiqte ish- skuadrën e saj. Pas përfundimit të ndeshjes, ajo i është përgjigjur pozitivisht medies për një intervistë, gjatë së cilës ka folur plot emocion që rikthehet në Shkodër, këtu ku është rritur dhe formuar si futbolliste.
E pyetur për zëvendësuesen e saj në formacionin kuqeblu, Fortesa Berishën, e ardhur nga Malisheva , Megi nuk ka nguruar ta komplimentojë për lojën e saj duke i uruar suksese, asaj dhe Vllaznisë.
Ndonëse është e kënaqur me praninë e saj në radhët e Gallatasarajt, ku po kontribuon në fitimin e titullit kampion të kampionatit turk, Megi nuk e përjashton mundësinë e një ribashkëpunimi tjetër në vazhdimësi me Vllazninë.