Megi Doçi, “Topi i Artë 2023” për femra

Megi Doci

Megi Doci

“Topi i Artë” 2023 për femra i është akorduar futbollistes së Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, Megi Doçi. Në garë për këtë çmim tepër të rëndësishëm ishin edhe futbollistja e Apolonisë, Valentina Troka dhe lojtarja e Vllaznisë, Ezmiralda Franja.

Në mbrëmjen gala të zhvilluar në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit”, ishte ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, ai i cili i dorëzoi këtë trofe të rëndësishëm Megi Doçit. Në fjalët e tij përshëndetëse, Lala uroi Megi Doçin dhe të gjithë fituesit e tjerë dhe vlerësoi arritjet e futbollit shqiptar, në veçanti të Kombëtares kuqezi.

Pasi mori në dorëzim trofeun e “Topit të Artë”, Megi Doçi nuk i fshehu emocionet dhe tha se është shumë e lumtur që është vlerësuar me këtë çmim.

“Në fakt, është kënaqësi të jesh më më të mirëve dhe mes më të mirëve të Kombëtares, që na mësuan me kualifikminn në Evroroian, çdo çmim ka rëndësinë e vet. Falënderoj Vllazninë, shoqet e mia, Presidentin Matija dhe Presidentin Duka, që i ka qëndruar shumë pranë futbollit të femrave.

Është e vështirë të jesh rritur në një fshat të Burrelit dhe të fitosh kaq shumë trofe. Pak ditë më parë kam festuar 700 gola në karrierë, një arritje që më motivon më shumë. Falënderoj të gjithë trajnerët që kanë kontribuuar në formimin tim” – tha Megi Doçi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.