“Melodia e Krishtlindjes” me fëmijë e të rinj – Atmosfera festive vijoi me koncertin e organizuar nga Famullia “Zoja e Shkodrës”

Atmosfera magjike e Krishtlindjes vijoi sërish në Famullinë “Zoja e Shkodrës”.
Në sallën “Kard. Mikel Koliqi”, të rinjtë e talentuar realizuan një program të pasur artistik për të gjithë të pranishmit.
“Festa e Krishtlindjes është e mezipritur e në mënyrë të veçantë për fëmijët”, shprehet organizatorja e programit.
Organizime të tilla janë një mundësi e mirë edhe për zbulimin e talenteve të reja.
Në fund të koncertit “Melodia e Krishtlindjes”, babagjyshi i Vitit të Ri u shpërndau dhurata të gjithë fëmijëve të pranishëm.