Categories: BotaLajme

Meloni: Kina, “interlokutor i rëndësishëm” për menaxhimin e tensioneve globale

Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni e konsideron Kinën dhe një “interlokutor të rëndësishëm” për të menaxhuar tensionet globale dhe dy vendet kanë një planveprim të qartë për të zhvilluar më tej Rrugën e Mëndafshit.

Gjatë vizitës së saj të parë në Kinë që prej zgjedhjes në krye të qeverisë, znj. Meloni takoi presidentin Shi Xhinping (o. Xi Jinping).

Ka një rritje të pasigurisë në nivel ndërkombëtar dhe mendoj se Kina është pashmangshmërisht një interlokutor shumë i rëndësishëm për adresimin e këtyre dinamikave. Dy vendet duhet të mendojnë së bashku si të garantojmë stabilitet, si të garantojmë paqe,” deklaroi znj. Meloni në tryezën e përbashkët me presidenti Shi.

Me këtë vizitë kemi arritur një planveprim trevjeçar, që e kemi firmosur me qeverinë, që do të tregojë bashkëpunimin tonë dy palësh përgjatë tre viteve,” u shpreh kryeministrja italiane, duke iu referuar dokumentit që nënshkroi një ditë më parë me homologun Li Kiang (o. Qiang) për të garantuar “marrëdhënie të balancuara dhe me interes të dyanshëm tregtar” në frymën e “konkurrencës së drejtë dhe tregtisë së lirë”.

Nga ana e tij, presidenti i Kinës vlerësoi miqësinë e gjatë mes Pekinit dhe Romës.

Kina dhe Italia ndodhen në dy anët e Rrugës së lashtë të Mëndafshit. Miqësia e gjatë mes dy vendeve ka bërë që të kemi kontribute të rëndësishme për shkëmbimet dhe mësimet e dyanshme midis qytetërimeve të Lindjes dhe Perëndimit dhe për zhvillimin e progresin e shoqërisë njerëzore. Të dyja palët duam tolerancë, besim të dyanshëm dhe respekt të dyanshëm, ku secili të ndjekë shtegun e vet të zhvillimit,” tha presidenti Shi.

Para se të merrte detyrën e kryeqeveritares, znj. Meloni e pati kritikuar nismën kineze “Një brez, një rrugë” dhe u tërhoq prej saj. Nisma parashikonte bashkëpunim në logjistikë, vepra infrastrukturore, në finance dhe mjedis.

Kina është partneri tregtar i dytë më i madh i Italisë pas SHBA-së, duke marrë parasysh vendet që nuk janë pjesë e BE-së. /AFP

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Kaq është ligji, as më pak, as më shumë” – PS i përgjigjet akuzave të PD- së për shkarkimin e zëvendëskryetares Gushta

PS Shkodër, me anë të zëdhënëses së saj, Linda Kavaja, ka reaguar ndaj deklaratës së…

2 hours ago

Lufta në Kosovë- Dita Përkujtimore e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, Spiropali: Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë…

3 hours ago

Investime si milioner në Shqipëri – Emisioni më i ri në RTSH, “Kuota”, rekomandon të rinjtë

Projektimi i të ardhmes si milioner shpesh fillon si ëndërr. Në emisionin më të ri…

4 hours ago

Procesi “Maradona”, mesazhet tregojnë lidhjen intime mes psikologes dhe ish-futbollistit

Një bisedë në “Whatsapp” mes dy psikologëve të Diego Armando Maradonës tregon qartë se njëri…

4 hours ago

Luka Modriç blen aksione të Suonsi Sitit

Luka Modriç ka blerë një përqinjde të vogël aksionesh të Suonsi Siti. Kroati ka habitur…

4 hours ago

“Paris-Roubaix 2025”/ Vetëdorëzohet personi që i hodhi shishen në fytyrë Van der Poel

E përditshmja belge “Het Laatste Nieuws” ka bërë me dije se autori i gjestit të…

4 hours ago

This website uses cookies.