Meloni: Mafia po shfrytëzon sistemin e vizave, emigrantë të jashtëligjshëm po marrin viza pune duke i paguar para krimit

Bandat kriminale po shfrytëzojnë mangësitë e sistemit Italian të vizave për punëtorët e huaj, për të trafikuar imigrantë të jashtëligjshëm, një problem ky që duhet të hetohet nga prokuroria anti-mafia. Kështu u shpreh kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë mbledhjes së të martës të qeverisë që ajo drejton.

Si pjesë e përqasjes së ashpër ndaj imigracionit, qeveria e djathë e Melonit ka marrë një sërë masash për të ulur numrin e emigrantëve të jashtëligjshëm që shkojnë në vend, por ndërkohë ka zgjeruar kanalet e emigrimit të ligjshëm në kundërpërgjigje të mungesës së krahut të punës.

 Meloni theksoi se nga monitorimi i vizave të lëshuara në disa krahina, veçanërisht në Kampania, kishin dalë të dhëna alarmuese që tregojnë një disproporcion mes numrit të aplikimeve për viza pune dhe numrit të punonjëse të mundshëm.

Vetëm një numër i vogël të huajsh që kanë marrë viza pune kanë nënshkruar një kontratë pune. Në Kampania vetëm tre përqind kanë firmosur kontrata të tilla”, theksoi Meloni, sipas së cilës kjo dëshmonte faktin se grupet e krimit të organizuar kishin infiltruar në strukturat manaxhuese të aplikimeve për të siguruar viza për migrantët që nuk kishin të drejtë për të hyrë në Itali, në këmbim të pagesave prej 15 mijë eurosh.

Për këtë fakt, Meloni ka njoftuar prokurorin kombëtar të antimafias dhe u zotua se pas samitit të udhëheqësve të G7tës që mbahet në Itali në mes të qershorit, do të kërkonte miratimin e masave të reja për goditjen e kësaj praktike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.