Meloni në Shqipëri, media italiane zbardh detaje nga takimi me Ramën: Diskutime mbi energjinë dhe marrëdhëniet në Ballkan
Energjia dhe marrëdhëniet mes BE dhe vendeve të Ballkanit kanë qenë fokusi i bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Gioergia Meloni.
Shefja e qeverisë italiane mbërriti në Vlorë pasditen e së hënës (14 gusht), ku zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Rama.
Media italiane “Quotidiano” ka zbuluar detaje nga bisedimet mes dy liderëve, ku po ashtu është diskutuar edhe në lidhje me çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut dhe gazsjellësin nënujor të Adriatikut.
Rama dhe Meloni kanë folur po ashtu edhe mbi hipotezën e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar.
Meloni mbërriti në Vlorë sëbashku me familjen e saj, ndërsa e kaloi Adriatikun me traget. Vizita e saj në Vlorë erdhi me ftesë të kryeministrit Edi Rama.