Meloni në Shtëpinë e Bardhë, Trump: 100% i sigurt për një marrëveshje tarifore me BE

Meloni në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, teksa të dy udhëheqësit thanë se janë optimistë se bisedimet e tyre do të çojnë në një marrëveshje tregtare SHBA-Itali.

Donald Trump, duke mirëpritur kryeministren italiane Giorgia Meloni, tha se ishte “100 për qind i sigurt” se do të kishte një marrëveshje për tarifat me Bashkimin Evropian. Meloni, nga ana e saj, ra dakord, duke i quajtur Shtetet e Bashkuara një “partner të besueshëm”.

“Unë mendoj se ajo është një kryeministre e shkëlqyer. Unë mendoj se ajo po bën një punë fantastike”, tha Donald Trump pas ardhjes së Melonit.

Nga ana e saj, Meloni tha se ishte e sigurt se mund të arrinte një marrëveshje me Donald Trump.

Jam e sigurt se mund të bëjmë një marrëveshje. Unë jam këtu për të ndihmuar me këtë. Unë mendoj se mënyra më e mirë është të jesh i sinqertë“, tha ajo.

Kryeministrja italiane është liderja e parë evropiane që takohet me presidentin amerikan pas vendosjes së tarifave për importet evropiane.

Giorgia Meloni siguroi takimin si udhëheqëse e Italisë, por do të përfaqësojë edhe BE-në në një moment kritik të luftës tregtare.

Ajo kishte qenë në kontakt të ngushtë me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para udhëtimit dhe “qasja është e koordinuar ngushtë”, tha një zëdhënës i Komisionit.

Ne e dimë se jemi në një moment të vështirë. Sigurisht, unë e di shumë mirë se çfarë përfaqësoj“, tha Meloni këtë javë në Romë.

Liderët europianë e konsiderojnë mjaft kritik këtë takim, pasi besojnë se në këtë mënyrë do të mund të zbulojnë qëllimet e presidentit amerikan, por edhe nëse kanë terrenin e duhur për të kapërcyer krizën që ka pasuar tarifat e vendosura nga Trump.

Kujtojmë se tarifat janë pezulluar për 90 ditë, duke i dhënë BE-së dhe SHBA-së një shans për të negociuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.