Meloni reagon sërish për marrëveshjen me Shqipërinë: Inovative dhe inteligjente, mund të jetë shembull për të tjerët

MELON

MELON

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, ka reaguar sërish lidhur me marrëveshjen me Shqipërinë për refugjatët të cilët do të vijnë dhe do të akomodohen në Shëngjin.

Sipas Melonit kjo është një marrëveshje inovative dhe inteligjente. Sipas numrit një të Italisë, kjo marrëveshje mund të shërbeje edhe si një shembull për të tjerët.

“Sa i përket marrëveshjes tonë me Shqipërinë, mendoj se është një marrëveshje shumë inovative dhe shumë e zgjuar, e pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë europianë. Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë. Italia ka vendosur të jetë lider në këtë … në momentin kur ne duhet të kërkojmë zgjidhje të reja për të menaxhuar problemin që ndoshta nuk e kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë deri tani”, tha Meloni gjatë një vizite në Kroaci. /Reuters/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.