Categories: LajmePolitikë

Meloni viziton Shqipërinë, gazetarja Alba Kepi: Pjesë e fushatës për zgjedhjet europiane

Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni (Giorgia), do të mbërrijë në vendin tonë të mërkurën (6 qershor), vizitë të cilën do ta nisë nga Shëngjini, ku është ngritur edhe qendra e pritjes së emigrantëve në port.

Për gazetaren Alba Kepi, kjo vizitë  e Melonit vjen me fokus te “flamuri” i betejës së fushatës së saj elektorale për zgjedhjet europiane.

Për RTSH 24, Kepi tha se interesi i Melonit është të përcjellë përmes mediave se ka mbajtur premtimin për zgjidhjen e problemit të emigrantëve.

Është një vizitë që praktikisht duket qartë që është një vizitë me fokus te flamuri i betejës së fushatës së saj elektorale për zgjedhjet europiane, që është  zgjidhja e krizës së emigracionit. Fakti që qendra e vizitës është në Shëngjin ku do të vizitojë edhe kampin e përfunduar në portin e Shëngjinit, tregon pikërisht këtë se interesi i saj primar  është të përcjellë përmes mediave se premtimin e ka mbajtur dhe krizën e emigrantëve e ka spostuar nga territori italian në një vend të tretë jo anëtar i BE-së siç është Shqipëria. Mendoj se gjithçka është në fokus të fushatës elektorale të saj se premtimin e ka mbajtur.

Çështja e emigracionit apo kërkesa që elektorati ka është zgjidhja e kësaj çështje. Meloni fitoi zgjedhjet e 2022 duke patur si moto kryesore që do zgjidh këtë kolaps të sistemit të azilkërkuesve, këtë fluks të madh emigracioni ilegal. Fakti është që mbi 1 vit e gjysmë qeverisje, ajo e mbylli vitin 2023 me shifra  negative, nuk mund ta zgjidhë fluksin e emigrantëve klandestinë dhe tashmë përballë zgjedhjeve europiane e gjeti këtë zgjidhje me Shqipërinë, duke spostuar problemin nga territori italian në Shqipëri. Po përdor këtë për t’i thënë zgjedhësve që unë premtimin e kam mbajtur”, u shpreh gazetarja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

2 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

2 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

2 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

2 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

2 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

3 hours ago

This website uses cookies.