MEMELLI I KËNAQUR ME ECURINË E SKUADRËS/ Pritet firma edhe me një sulmues, dubluesin e Bekim Balajt
Ditët përgatitore në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik dhe sidomos ndeshjet miqësore e kanë lënë të kënaqur trajnerin e Vllaznisë, Migen Memelli. Një gjë të tillë ai e shprehu edhe në prononcimin e dhënë për RTSH Shkodra.
Deri tani ka pasur ardhje të reja në merkato, por kuqeblutë presin edhe një sulmues të mirëfilltë.
Ndërkohë, me skuadrën vazhdon të stërvitet edhe futbollisti nga Ekuadori, Frank Obando, për të cilin Memelli sqaron:
Siç është theksuar edhe ditën e djeshme, Vllaznia luan të premten miqësoren me Dinamon, e fundit para nisjes së kampionatit.