Memorandumi- Dumani dhe kryeprokurori i Spanjës firmosin dokumentin për luftën kundër krimit

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka nënshkruar të enjten një Memorandum Mirëkuptimi me Drejtuesin e Prokurorisë së Përgjithshme së Mbretërisë së Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz.

Ky memorandum, shënon një tjetër hap të rëndësishëm të SPAK, drejt forcimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, brenda dhe jashtë vendit. 

“Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është të konsolidojë dhe të forcojë marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit brenda kompetencës së secilit Institucion Nënshkrues, mbi bazën e barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë, duke krijuar një kuadër të qëndrueshëm marrëdhëniesh dhe komunikimi të drejtpërdrejtë.”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Çfarë parashikon memorandum?

Ky memorandum parashikon një angazhim të vazhdueshëm të dy palëve për të forcuar bashkëpunimin midis tyre, por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligj- zbatuese në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

“Përfaqësuesit e dy institucioneve shprehën besimin e tyre të thellë se bashkëpunimi i ngushtë midis tyre do të sjellë rezultate konkrete në goditjen e veprimtarive të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Spanjës dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikun e narkotikëve, terrorizmit, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e emigrantëve, trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit, pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, krimin kibernetik, dhe lloje të tjera krimesh të rënda, që përbëjnë një kërcënim serioz për shoqërinë.”, thuhet në njoftim.

Në mbyllje, të dy palët, shprehën gatishmërinë e hedhjes së menjëhershme të hapave konkret në hetimin e çështjeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit. Nënshkrimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi është mbështetur nga EU4FOCAL, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.