memorial
7 martirë të kishës katolike që nga e marta kanë memorialin e tyre pranë kishës së fshatit Breg Lumi në njësinë Administrative Shalë në zonën e Dukagjinit. Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra në fjalën e tij para besimtarëve u ndal tek mesazhi i faljes dhe rëndësia që mbartin figurat e martirëve të kishës katolike shqiptare. I pranishëm në ceremoninë e zbulimit të memoralit të martirëve në Breg Lumi ka qënë edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili u ndal tek rëndësia e veprës së martirëve por edhe tek përpjekja e tyre për atdheun. Ai falenderoi të gjithë bashkëatdhetarët që kanë kontribuar për ndërtimin e këtij memoriali dhe u shpreh se të gjithë së bashku do të bëjmë më shumë për këtë zonë siç është zona e Dukagjinit. Organizatorët e këtij aktiviteti dhe familjarë të martirëve, evidentuan arsyet që shtynë banorët e kësaj treve për ndërtimin e këtij memoriali. Ky memorial në nderim të 7 martirëve, At Çiprian Nika, At Benardin Palaj, At Gjon Shllaku , At Gasper Suma, Dom Dede Plani, Dom Lazer Shantoja, Gjelosh lulashi, me prejardhje nga Dukagjini, u sponsorizua nga banorë të zonës të cilët jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mbylljen e ceremonisë u bë një vizitë pranë bustit të Shna Ndout ku dhe vendosën pranë tij një bekim të marrë nga Papa Françesku.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.