Categories: LajmeSport

Memoriali i boksit “Vllaznia 2024”, Arjon Kajoshi dhuron spektakël, mund bullgarin Heistian Hrystov

Memoriali i boksit Vllaznia 2024, aktivitet i cili i kushtohet ish- boksierëve shkodranë që sot nuk jetojnë, këtë edicion ishte konceptuar ndryshe duke pasur në konkurim katër çifte boksierësh profesionistë. Ndër to, spikatjen më të madhe e ka pasur çifti i peshës deri në 76 kg, në mes shkodranit Arjon Kajoshi dhe bullgarit Heistian Hrystov. Një ndeshje kjo, e cila në të gjashtë raundet e saj profesioniste ishte shumë e dyluftuar nga të dy boksierët në fjalë. Pas tre raundeve deri diku edhe të barabarta, në të katërtin, të pestin dhe të gjashtin kampioni kuqeblu Arjon Kaloshi ka bërë gjithçka mirë duke e shndërruar në spektakël ndeshjen e tij. Ndaj, edhe në përfundim të krejt ndeshjes, gjyqtaria ishte unanime duke i dhënë fitoren e merituar me rezultatin, 5 me 0. Kjo është fitorja e 12-të radhazi për kampionin shkodran Arjon Kajoshi në boksin profesionist, ku 8 prej tyre janë me nokaut. Një boksier që sipas trajnerit Zef Gjoni është në rrugë shumë të mbarë, ku sidomos përballja e fundit ndaj bullgarit Hrystov ishte në nivel klasi. Në duelet e tjera profesioniste të Memorialit Vllaznia 2024, spikatën edhe dy boksierët e tjerë shqiptarë, Fabio Kaçiu dhe Ariol Zeneli, të cilët fituan ndaj kundërshtarëve të tyre Mikhail Khutuishvili dhe Rosha Donchenko.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

30 minutes ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

31 minutes ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

33 minutes ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

34 minutes ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

36 minutes ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

39 minutes ago

This website uses cookies.