Memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë dhe e gjithë zona arkeologjike përrreth tij është zhytur në errësirë. Shkak është bërë vjedhja e kabullit që furnizin me energji këtë objekt historik dhe ndriçuesit e rrugës e mureve antike.Vjedhja ka ndodhur gjatë natës të së enjtes nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa kabulli i energjisë është hequr në një gjatësi te konsiderueshme.
Sapo kanë konstatuar rastin punonjësit e memorialit kane sinjalizuar. Këta të fundit kane kryer të gjitha veprimet në terren, por pa mundur ende që të bien e në gjurmet e autoreve të kësaj vjedhje.
Ky është rasti i tretë në një hark kohor mjaft të shkurter që vidhen kabujt e energjisë elektrike në zonen arkeologjike të Lezhës, ndërsa dhe rastet e mëparshme vijojnë të mbeten pa autor. Ndërkohë Bashkia Lezhë pritet të ndërhyjë për zevendesimin e kabullit të vjedhur dhe rikthimin e energjisë në memorialin e Gjergj Kastriotit dhe zonen arkeologjike përreth tij.
Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…
Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…
Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…
Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…
Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…
Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…
This website uses cookies.