Memoriali i kishës së Sh’Njonit/ Mons.Massafra: Mirënjohje për kontribuesit
Bashkëatdhetarët që jetojnë e punojnë në Amerikë u bënë bashkë për vendlindjen. Në Brigje, të Hotit në Malësi të Madhe u inagurua memoriali i Kishës së Sh’Njonit dhe restaurimi i Kuvendit Françeskan! Mesha e shenjtë u mbajt nga Arqipeshkëvi Imzot Angelo Massafra i cili shprehu mirënjohje për çdo besimtar që kontriboi për këtë vepër. Ish-Famullitari i Hotit Dom Ardian Arra foli mbi rëndësinë që kanë monumente të tilla jo vetëm shpirtërore por edhe kulturore. Memoriali i kishës dhe Kuvendit Françeskan u mundësua nga disa bashkëadhetarë që jetojnë e punojnë në shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe nga Provinca Françeskane.