Zhvillimi i turizmit masiv në vitet e fundit e bën të domosdoshëm planifikimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të distinacioneve turistike të rajonit të Shkodrës.
Ky ishte fokusi kryesor i forumit te organizuar nga Departamenti i Turizmit në Universtetin e Shkodrës.
Nga referuesit u vu theksi tek roli që kanë në këtë drejtim organizatat e menaxhimit të këtyre destinacioneve.
E pranishem ne këte forum Zëvendësministrja e Turizmit, theksoi rëndësinë e promovimit të traditave lokale, që luajnë një rol kyç në zhvillimin e turizmit.
Planifikimi dhe menaxhimi i destinacioneve turistike të Shkodres shihet si prioritet edhe nga pushteti vendor, që synon forcimin e bashkëpunimit me të gjithë aktorët që operojnë në këtë sektor.
Veprimtari të tilla shihen si një hap i rëndësishëm për një menaxhim më të efektshëm të turizmit në Shkodër, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të balancuar mes rritjes ekonomike dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore e kulturore.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.