Menaxhimi i mbetjeve në aksin Muriqan-Shkodër, banorët: Situata me pastrimin ka ndryshuar, kontinieret pastrohen më shpesh

Banorët theksojnë se situata me pastrimin ka ndryshuar. Sipas tyre, kontinierët e mbetjeve pastrohen më shpesh, gjithashtu edhe territori dhe hapësirat publike.
Një ndër sfidat e pushtetit lokal është pastrimi i qytetit dhe trajtimi i mbetjeve urbane gjatë sezonit turistik duke krijuar një ambient më të pastër dhe të rregullt për vizitorët
Segmenti rrugor Muriqan-Shkodër është porta hyrëse kryesore nga vendet e BE-së në vendin tonë.
Me një gjatësi prej 13 km, ketij aksi po i kushtohet një vëmendje e shtuar sa i takon mirëmbatjes së sinjalistikës, por edhe pastrimit.