Menaxhimi i përmbytjeve në veri, zhvillohet në Shkodër konferenca e parë planëzuese
Nisur nga përmbytjet sistematike në ultësirën e Shkodrës, për të përmirësuar menaxhimin e situatës, në këtë rajon u zhvillua konferenca e parë e projektit ndërkombëtar i cili ka për synim një demonstrim real mbi këtë fatkeqësi natyrore. Ndryshimet e klimës bëjnë të domosdoshëm bashkepunimi rajonal tha Prefektja Majlinda Angoni
Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Hako Çako, vuri theksin tek Unifikimi i sistemit te mbrojtjes civile me mekanizmin e mbrotjes civile evropiane, ku Shqipëria tashmë është pjesë e tij.
Pjesë e tryezës ishin edhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë, të cilët e vunë theksin tek koordinimi për organizimin e një mekanizmi të përbashkët rajonal dhe evropian ndaj fatkeqësive natyrore.