Categories: AktualitetLajme

Menaxhimi i plazheve, bizneset afat deri më datë 6 dhjetor, Kumbaro: Aplikimi vetëm përmes e-Albania

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nëpërmjet një video-mesazhi, solli në vëmendje të dielën faktin se të gjitha bizneset që duan të marrin nën menaxhim një stacion plazhi, duhet të aplikojnë online në e-Albania deri më datë 6 dhjetor.

Kumbaro thekson se, të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.

Ministrja ndau edhe udhëzimin nëpërmjet një video, ku sqarohet se të interesuarit mund të gjejnë të gjithë hapat që duhen ndjekur për të kryer me sukses aplikimet, duke garantuar një proces efikas, transparent dhe të sigurt, si e vetmja mënyrë, sipas saj, “për të operuar si stacion plazhi i menaxhuar”.

Deri në vitin 2019, lejet për shfrytëzimin e stacioneve të plazhit lëshoheshin nga bashkitë. Pas vitit 2019, u vendos një rregullore e re që për ndarjen e plazheve që jepeshin për administrim te privatët, kompetenca të kalojë të Agjencia e Bregdetit ndërsa aplikimet të bëhen online përmes portalit qeveritar E-Albania. 

Si bëhet aplikimi

Subjektet e interesuara duhet të aplikojnë në portalin e-Albania për vendosjen e shërbimeve të stacionit të plazhit. Sipërfaqja e lejuar e strukturës së shërbimit mund të jetë deri në 10 (dhjetë) % të të gjithë sipërfaqes së miratuar të stacionit të plazhit, por, në çdo rast, nuk mund të tejkalojë sipërfaqen totale prej 60 (gjashtëdhjetë) m2.

Subjekti, kur bën kërkesën për menaxhimin e stacionit të plazhit, duhet të ngarkojë në momentin e aplikimit në portalin e-Albania edhe projektin arkitektonik, shoqëruar me relacionin përkatës, si dhe foto të zonës ku kërkohet të ndërtohet struktura e shërbimit, shkruan rtsh.al.

Subjekti, pasi merr vendimin me kusht të miratuar nga KKT-ja, bashkëpunon me njësinë përkatëse të vetëqeverisjes vendore për të negociuar mbi sipërfaqen konkrete që merr në përdorim, brenda parcelës së miratuar për përdorim si stacion plazhi, përfshirë edhe brezin e shërbimeve.

URDHËRI

  1. Subjekti aplikon në portalin e-Albania për vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, sipas vendimit “Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”.
  2. Sipërfaqja e lejuar e strukturës së shërbimit mund të jetë deri në 10 (dhjetë) % të të gjithë sipërfaqes së miratuar të stacionit të plazhit, por, në çdo rast, nuk mund të tejkalojë sipërfaqen totale prej 60 (gjashtëdhjetë) m2.
  3. Subjekti, kur bën kërkesën për menaxhimin e stacionit të plazhit, duhet të ngarkojë në momentin e aplikimit në portalin e-Albania edhe projektin arkitektonik, shoqëruar me relacionin përkatës, si dhe foto të zonës ku kërkohet të ndërtohet struktura e shërbimit.
  4. GTSHA-ja, kur konstaton se subjekti ka mungesë apo paqartësi dokumentacioni, njofton menjëherë subjektin për plotësimin e tij nëpërmjet portalit e-Albania.
  5. Në rast se nga GTSHA-ja vlerësohet se subjekti plotëson kriteret dhe dokumentacionin e përcaktuar nga VKM-ja, subjekti njoftohet, nëpërmjet portalit e-Albania, që të aplikojë pranë KKT-së, nëpërmjet sistemit e-leje, për miratimin e lejes së ndërtimit për vendosjen e strukturës së shërbimit, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi mbi planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  6. Subjekti, pasi merr vendimin me kusht të miratuar nga KKT-ja, bashkëpunon me njësinë përkatëse të vetëqeverisjes vendore për të negociuar mbi sipërfaqen konkrete që merr në përdorim, brenda parcelës së miratuar për përdorim si stacion plazhi, përfshirë edhe brezin e shërbimeve, sipas rastit, dhe ngarkon në sistem dokumentacionin shtesë.
  7. Pas verifikimit të plotësimit të të gjithë kërkesave të përcaktuara më sipër, GTSHA-ja miraton aplikimin e subjektit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, nëpërmjet portalit e-Albania, dhe AKB-ja njofton menjëherë subjektin dhe NJVV-në për nënshkrimin e kontratës, sipas formatit tip, të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’.
  8. Para nënshkrimit të kontratës, subjekti duhet të paraqesë marrëveshjen e noterizuar me vrojtuesin e plazhit (shoqëruar me certifikatën përkatëse të kualifikimit), e vlefshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, si dhe vendimin me kusht të KKT-së për miratimin e stacioneve të plazhit.
  9. Në përfundim të nënshkrimit të kontratës subjekti pajiset me certifikatën e përdorimit të stacionit të plazhit, e cila lëshohet nga ministri përgjegjës për turizmin.
  10. Kontrata e nënshkruar ngarkohet nga subjekti në sistemin e-leje , si kusht për vijimin e procedurës për lëshimin e dokumentit të lejes së ndërtimit, në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Subjektet që kërkojnë lidhjen e kontratave për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve ose që kanë nënshkruar kontratat për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve para miratimit të këtij urdhri, në rast se kërkojnë vendosjen e strukturës së shërbimit, në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, të përcaktuara sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”, nuk ndjekin procedurën e përcaktuar në këtë urdhër, shkruan rtsh.al.

Këto subjekte aplikojnë direkt pranë KKT-së për miratimin e lejes së ndërtimit, për vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…

2 hours ago

Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…

2 hours ago

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…

3 hours ago

“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…

3 hours ago

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

3 hours ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

3 hours ago

This website uses cookies.