Menaxhimi i rasteve të zjarrit/Reparti zjarrëfikës në shërbim gatishmërie, monitorim 24 orë
Parandalimi dhe menaxhimi i rasteve të zjarrit ka bërë bashkë komitetin e mbrojtjes civile, përfaqësues të Bashkive dhe reparteve zjarrëfikëse.Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni kërkoi monitorim në cdo zonë si dhe kalim në system gadishmërie për zjarrëfikësit. Bashkitë kërkuan më shumë seriozitet pasi cdo rast duhet menaxhuar nga vetë institucionet duke qënë se kjo periudhe ka zjarre kudo. Krahas bashkive dhe reparteve zjarrëfikëse edhe policia vendore do të përcjelle informacione të vazhdueshme me qëllim parandalimin e zjarrëvënjeve të qëllimshme.