“Mendelssohn & Friends, një mesazh paqeje”- Teatri “Migjeni” mirëpret koncertin e 2- të një turi me 12- të tillë
Pas Tiranës, Shkodra ishte ndalesa e turit të koncerteve “Mendelssohn dhe Miqtë, një mesazh paqeje”, i cili do të prekë Ballkanin Përendimor dhe Gjermaninë.
Në teatrin “Migjeni”, nën drejtimin artistik të Ëndër Baloglu dhe Desar Sulejmani, janë interpretuar vepra nga tre kompozitorë Brukner, Shënber dhe Mendelsohn- Bartoldy.
Koncerti erdhi si bashkëpunim i grupit “Les Esons” me Western Balkans Youth Orchestra. Drejtuesi artistik Sulejmani tregon për RTSH se pas Shkodrës, koncerti do të jepet edhe në Malin e Zi, Serbi, Kosovë dhe Bosnje- Hercegovinë.
Në vazhdim, do të ketë edhe 5 koncerte në Gjermani, duke përmbushur numrin 12 të atyre të planifikuara nga ky projekt i mbështetur nga Zyra e Jashtme dhe Ambasada Gjermane në Tiranë.