Meningite dhe encefalite edhe tek të vegjlit, QSUT: Mbroni fëmijët nga pickimet e insekteve

Në urgjencën e Pediatrisë së QSUT, përveç infeksionit Covid , gastroenteriteve dhe infeksioneve respirator, tek të vegjlit po diagnostikohen edhe infeksione me simptoma të rënduara  të sistemit nervor qendror siç janë meningitet dhe meningoencefalitet.

“Kemi patur fëmijë që janë paraqitur me simptomat të meningitit por nuk kam një numër të saktë. Ata janë hospitalizuar në infektiv dhe kanë marrë shërbimin përkatës”, tha mjekja Ergena Neziri.

Simptomat në këto raste janë të komplikuara dhe të vegjlit shtrohen me urgjencë në spitalin Infektiv.

“Kanë ardhur kryesisht me të vjella, temperaturë rezistente, irriditet të qafës , gjendje intoksikacioni, një pjesë janë jo shumë koshientë dhe shumë të lodhur, ka patur edhe forma që kanë qenë të kombinuara me meningo-encefalit. Të gjitha rastet janë hospitalizuar, izoluar, edhe janë ndjekur protokollet e mjekimit”

Moshat e prekura kanë qenë kryesisht 5-6 vjeç por ka patur edhe të rritur 10 vjeç. Mjekja thotë se shqetësim në rritje këtë verë kanë qenë edhe pickimet nga mushkonjat të cilat janë shoqëruar me alergji agresive në lëkurë.

“Kemi patur incidencë të shtuar të formave të alergjive kryesisht të ardhura nga pickimet e insekteve të ndryshme të cilat këtë sezon veror kanë qenë në përqindje të konsiderueshme në urgjencë. Kanë qenë  më shumë pickime nga mushkonjat dhe bletët”, tha mjekja.

Shkaktar i përhapjes së meningiteve që prek cipën e trurit, janë infeksionet bakteriale ose virale. Rrugë e përhapjes së infeksionit, sipas mjekëve, mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji i kontaminuar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

1 day ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

1 day ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

2 days ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

2 days ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

2 days ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

2 days ago