Lajme

Meningjiti, shtohen kërkesat për vaksinim. Mjekët: Prindërit kërkojnë informacion

Humbja e jetës së një 17-vjeçareje nga Durrësi me meningjit ka bërë që shumë prindër të vihen në panik për fëmijët e tyre në lidhje me këtë sëmundje fatale.

Në qendrat shëndetësore të Tiranës këto ditë pediatërve po pyeten më shpesh rreth kësaj teme.

A duhet të vaksinoj unë fëmijën tim? Në ç’moshë duhet ta vaksinoj? Sa doza duhen bërë? Gjatë kësaj kohe kemi pasur shumë kërkesa të prindërve që kanë kërkuar informacion për vaksinën e meningjitit,” thotë pediatrja Adriana Ilias.

Mjekja tregon për RTSH-në se prindërit së fundmi janë bërë shumë të ndjeshëm ndaj kësaj vaksine, porse nuk ka vend për alarm, pasi kjo sëmundje është e rrallë.

Jo vetëm te ne, por edhe në rajonin përreth kjo vaksinë është fakultative, sepse sëmundshmëria është e rrallë dhe po kështu edhe vdekjet janë të rralla, 1 në 100 mijë. Me meningjit mund të ketë një vdekje të papritur, por ai që rrezikon seriozisht është meningokoku “C”. Ai shkakton meningokoksemi, e cila jep një gjendje shokante që nuk arrin ta menaxhojë as reanimacioni,” shprehet Dr. Ilias.

Mjekët rekomandojnë vaksinimin, por në konsultim të plotë më mjekun.

Unë i këshilloj të bëjnë vaksinën, pasi edhe lëvizjet e njerëzve janë shtuar. Ne kemi pasur vjet shumë raste në Itali me meningjit. Vaksina bëhet 8- dhe 10-muajsh në dy doza, por nëse nuk e kanë bërë gjatë kësaj periudhe ajo mund të aplikohet deri në moshën 18 vjeç. Meningjitet janë të rralla, por unë këshilloj nënat të bëjnë kujdes me rinitet, sepse virusi i meningjitit fillon si virozë me rrufë dhe përfundon pastaj në meningjit,” tregon pediatrja.

Mjekët thonë se është shumë e rëndësishme të jemi vigjilentë për simptomat e sëmundjes së meningokokut, sepse jo të gjitha llojet e saj mbulohen nga vaksina dhe duhet të kërkohet kujdes mjekësor urgjent nëse shfaqen simptoma.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

21 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

21 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

22 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

22 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

22 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

22 hours ago

This website uses cookies.