Mentor Quku, studiuesi i spikatur / Muzeu Historik organizoi veprimtarinë “In Memoriam” me krijimtarinë e tij

Veprimtaria e tij e gjatë pedagogjike e studimore dhe jo vetëm, e një prej studiuesve dhe njëkohësisht drejtuesve ndër vite të Muzeut Historik të Shkodrës, Mentor Qukut, u përkujtua në takimin “In Memoriam” në një nga mjediset e brendshme të këtij muzeu.

“Muzeu nuk mund të jetë vetëm vendi ku konservohen vlerat, por edhe ku rishpërfaqen ato”, u shpreh përgjegjësi i muzeut, Sokol Parmeza.

Mentor Quku veç krijimtarisë së tij, ai la gjurmët e veta, duke qenë shembulli i një drejtuesi profesionist.

Mentor Quku ka 10 vite që është ndarë nga jeta. Tema qendrore e botimeve të tij ishte e fokusuar tek figura e Ndre Mjedës. Emri i prof. Mentor Qukut do të kujtohet si një nga personalitetet me kontribut të shquar në kulturën kombëtare shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.