Mënyra e të ushqyerit, ndikimi në shfaqjen e hershme të depresionit

Studimet paralajmërojnë se një ndryshim sado i vogël në mënyrën e ushqyerjes mund të nxisë simptomat e depresionit tek të rinjtë.

Sipas ekspertëve, ushqyerja konsiderohet një faktor rreziku për shfaqjen e depresionit.

Ata shpjegojnë se adoleshentët dhe të rinjtë janë në një periudhë të jetës ku rreziku i depresionit është ndjeshëm i lartë.

Kjo periudhë është shumë kritike sepse gjatë saj, të rinjtë mund të përcaktojnë një qasje të caktuar ndaj ushqimit të cilën do ta praktikojnë edhe më vonë.

Nëse të rinjtë mësohen vetëm me ushqime të shpejta, atëherë një mënyrë e tillë ushqyerje do të vazhdojë edhe më vonë duke nxitur sëmundje përfshirë edhe ato mendore.

Për kryerjen e studimit, ekspertët australianë rekrutuan 76 të rinj nga mosha 17 deri në 35 vjeç.

Të gjithë pjesëmarrësit përjetonin simptoma të lehta ose të rënda depresioni.

Ata ushqeheshin kryesisht me sasi të larta sheqeri, yndyrnash të ngopura dhe ushqime të përpunuara.

Ekspertët i ndanë pjesëmarrësit në dy grupe.

Grupit të parë iu mësua rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme dhe iu bënë dhurata për blerje.

Grupi i dytë vazhdonte të praktikonte të njëjtin regjim ushqyerje si më parë.

Në përfundim të tre javëve, u zbulua se grupi i parë që kishte mësuar të ushqehej shëndetshëm kishte ndryshim thelbësor në treguesit e depresionit, stresit dhe ankthit.

3 muaj pas studimit, ekspertët zbuluan se vetëm 7 persona kishin arritur të ndryshonin regjimin e ushqyerjes dhe falë këtij ndryshimi ndiheshin ndjeshëm më mirë.

Ndryshime Të Vogla, Përmirësime Të Mëdha

Në përfundim të studimit, ekspertët arritën në konkluzionin se konsumi në rritje i frutave, perimeve, peshkut dhe vajit të ullirit, përmirëson ndjeshëm shëndetin mendor të të rinjve dhe jo vetëm.

Ajo që pranohet gjerësisht është se shëndeti i trurit nis nga stomaku dhe se ushqimet e shpejta e të përpunuara kanë tendencën të përkeqësojnë ndjeshëm jo vetëm gjendjen shpirtërore por edhe funksionet e trurit. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

10 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

10 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

10 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

10 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

10 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

11 hours ago

This website uses cookies.