Mënyra e vjetër e përgatitjes së paçes tradicionale në shtëpi
Përbërësit
- 1kg mish koke me kocka
- 1 filxhan kafeje uthull
- 1 kokërr hudhër
- erëza, kripë
- 3-4 lugë gjelle yndyrë
- 1 lugë gjelle miell
- piper të zi sipas dëshirës
- ½ lugë gjelle salcë domate dje pak spec të kuq
Përgatitja
Kokat pastrohen, priten dhe vihen në ujë të ftohtë e të rrjedhshëm me qëllim që të pastrohen.
Vihen në zjarr me ujë të ftohtë dhe kur fillojnë të marrin valë u hiqet shkuma, pastaj largohen nga zjarri i fortë dhe lihen në zjarr të ngadalshëm duke u hedhur brenda qepë, karrota, selino dhe kripë.
Pasi të kenë zier hiqen nga lëngu, qërohen nga kockat dhe mishi pritet në copa të vogla.
Në një tenxhere tjetër hidhet yndyra, lihet tue nxehet, pastaj shtohet mielli, përzihet me lugë druri derisa të marrë ngjyrë të errët.
Hidhet salca, shtohet lëngu ku kemi zier kockat, pastaj mishi, pak spec i kuq dhe lihet të ziejë në zjarr tue ngadalshëm, i hedhim kripë dhe piper.
Kështu paçja është gati.
Përgatiten hudhra të shtypura me uthull dhe gjatë shërbimit i hidhen paçes.