Mënyra më fantastike e përgatitjes së mishit të qengjit me patate furre

Qengji1 1024x576 1

Qengji1 1024x576 1

Përbërësit

  •  500 gr mish qengji (preferohet pjesa e shpatullës ose kofshës)  
  • 6-7 kokrra patate mesatare
  • Lëngu i një kokrre limoni
  • Kripë
  • Piper
  • Një lugë gjelle gjalpë fshati
  • Një lugë gjelle vaj ulliri
  • 1-2 kokë të plota hudhrash të pa qëruara

Përgatitja

 Si fillim qeroni me kujdes patatet dhe prijini feta-feta në formë të rrumbullakët ose si të dëshironi.

Shtrydhni limonin, hidhnin lëngun e tij në një tas. Shtoni tek lëngu i limonit, një lugë vaj ulliri, kripë dhe pak piper të zi.

Përzjeini në mënyrë që masa të bëhet homogjene.

Vendosni fetat e patateve me rradhë në tepsi dhe lyejeni me masën e lëngut të limonit me vaj ulliri dhe kripë e piper.

Merrni mishin, pastrojeni me ujë të rrjedhshëm dhe vendoseni të ziejë në zjarr por jo plotësisht.

Pasi mishi të jetë gjysmë i zier vendoseni sipër patateve, të cilat më parë i keni spërkatur edhe me disa copëza gjalpi.

Preferohet që kokat e hudhrave t’i pastroni me ujë të rrjedhshëm dhe t’i vendosni në mes të patateve që të piqen të plota bashkë me patatet dhe mishin dhe kur t’i servirni qërojini nga lëkurat.

Hidhni një gotë e gjysmë nga luengu kur zietë mishin në të gjithë sipërfaqen e tavës.

Futeni të piqet në furrë në 180 gradë.

Herë pas here kontrollojeni nëse ka nevojë akoma për ujë apo jo.

Lëreni të piqet derisa mishi dhe patatet të zbuten plotësisht.

Kur ta hiqni nga furra, lyejeni mishin sërish me pak gjalpë dhe shërbejeni ashtu të ngrohtë duke e ndarë bashkë me patetet nëpër pjata.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.